Alarm në kopshtin publik: Fëmijët helmohen me salmonelë, një në gjendje të rëndë!

 

 

Tre fëmijë janë paraqitur në Spitalin e Gramshit me shenja helmimi është shprehur për media drejtoresha e spitalit, Greta Lena, që sipas të cilës, analizat laboratorike kanë konfirmuar prezencën e bakterit salmonelë. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror të qytetit.

Sipas deklaratës së Lenas, rasti i parë që mbërriti në urgjencë ishte një fëmijë me simptoma të rënda, përfshirë temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre. Pas analizave, u konstatua prania e salmonelës, çka ngjalli dyshime për një problem të përbashkët me ushqimin e konsumuar në institucionin parashkollor.

Në spital janë paraqitur gjithsej tre fëmijë, një me simptoma më të rënda dhe dy të tjerë me shenja më të lehta. Të gjithë kanë qenë frekuentues të të njëjtit kopsht. Edhe analizat për dy fëmijët e tjerë konfirmuan prani të bakterit salmonelë”, është shprehur Lena.

Menjëherë pas konfirmimit të rasteve, ambientet e kopshtit shtetëror janë dezinfektuar, ndërsa sipas drejtoreshës, deri më tani nuk janë paraqitur raste të reja në spital.

Situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur fëmijë të tjerë të prekur që prej dezinfektimit,” thotë Lena.

Autoritetet shëndetësore lokale po vijojnë hetimet për të identifikuar burimin konkret të infeksionit, ndërsa prindërit janë këshilluar të monitorojnë simptomat e fëmijëve dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast shqetësimesh.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…