Administrata Trump kufizon qasjen e gazetarëve në Pentagon

 

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegsett, ka miratuar një seri masash të reja sigurie që kufizojnë lëvizjen e gazetarëve të akredituar brenda ndërtesës së Pentagonit.

Sipas agjencisë Reuters, nga tani e tutje, gazetarët nuk do të lejohen të hyjnë në pjesën më të madhe të selisë së Departamentit të Mbrojtjes në Arlington, Virxhinia, pa një eskortë zyrtare dhe leje të posaçme.

Masat, që përbëjnë kufizimet më të fundit ndaj medias nga administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, janë arsyetuar me nevojën për të mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe sigurinë operacionale të ushtrisë amerikane.

“Publikimi i paautorizuar i këtyre të dhënave mund të rrezikojë jetën e personelit tonë”, tha Hegsett.

Megjithatë, Shoqata e Shtypit e Pentagonit ka reaguar ashpër, duke i cilësuar rregullat si “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit”.

Organizata theksoi se kjo masë mund të ndikojë negativisht në raportimin e pavarur dhe transparent për çështjet ushtarake dhe të sigurisë kombëtare.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…