Ukrainasit goditën fabrikën kryesore të Putinit në Rusi

 

 

Dronët ukrainas gjatë natës kryen një sulm ndaj një fabrike të madhe ushtarake ruse në qytetin Yelets, duke shkaktuar një zjarr që ka bërë që të ndalet puna në objekt, i cili ka një rol të rëndësishëm në zinxhirin ushtarak-industrial rus.

Objektivi i sulmit ishte fabrika Energija në rajonin Lipetsk, konfirmuan autoritetet lokale dhe burimet ukrainase.

Fabrika prodhon bateri dhe sisteme energjetike që përdoren në pothuajse të gjitha degët e industrisë mbrojtëse të Vladimir Putinit.

Ministria ruse e mbrojtjes raportoi se gjatë natës së tretë me radhë të sulmeve janë rrëzuar të paktën 112 dronë ukrainas. Mes qëllimeve ishte përsëri Moska, ku sulmet ndërprenë funksionimin e disa aeroporteve.

Guvernatori i Lipetsk, Igor Artamonov, tha se rrëzimi i dronëve shkaktoi zjarr në zonën industriale dhe u lënduan tetë persona.

Rrëzohet helikopteri ushtarak rus - ekuipazhi humb jetën

Lexo po ashtuRrëzohet helikopteri ushtarak rus – ekuipazhi humb jetën

Një dron goditi çatinë e një ndërtesë banimi dhe dëmtoi 20 apartamente. Nuk pati viktima. Artamonov nuk përmendi emrin e fabrikës, por mohoi pretendimet për rrjedhje të kimikateve të rrezikshme.

Qendra ukrainase për luftimin e dezinformimit njoftoi se pas sulmit fabrika ndaloi punën. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…