Trump shpërthen sërish: BE-ja, një skemë për të zhvatur Amerikën!

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se rekomandon vendosjen e një tarife prej 50% ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke nisur nga 1 qershori 2025, shkruan Gazeta KFVA.

Ky hap vjen si rezultat i mosmarrëveshjeve të thella tregtare me Brukselin, të cilin Trump e akuzon për barrierat dhe praktikat tregtare të padrejta ndaj SHBA-së.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi: “Bashkimi Evropian, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar. Barrierat e tyre të fuqishme tregtare, taksat e larta mbi vlerën e shtuar (TVSH), penalitetet qesharake për korporatat, barrierat jotregtare, manipulimet monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara ndaj kompanive amerikane dhe të tjera, kanë çuar në një deficit tregtar me SHBA-në prej më shumë se 250 miliardë dollarë në vit – një shifër plotësisht e papranueshme“.

Ai shtoi se tarifa do të hiqet për produktet që janë ndërtuar ose prodhuar në SHBA.

Nuk do të ketë tarifë nëse produkti ndërtohet ose prodhohet në Shtetet e Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…