Trofeu i Liverpoolit gati, tifozët mbetën të hutuar kur panë emrin e gdhendur në kupë

 

 

Lojtarëve të Liverpoolit do t’u dorëzohet trofeu të dielën gjatë raundit të fundit të Ligës Premier në Anfield.

The Reds do të takohen me Crystal Palacen në raundin e 38-të, dhe kapiteni i ekipit Virgil Van Dijk do të marrë trofeun për ekipin më të mirë në Angli, i 20-ti në histori.

Liga Premier postoi një video të përgatitjes së trofeut për të dielën në rrjetin social X.

Trofeu u çmontua me kujdes që të gdhendej emri i Liverpoolit, dhe tifozët e Reds mbetën të hutuar kur panë se si dukej produkti përfundimtar.

Kur gdhendej fituesi i sezonit 2024/2025, në trofe ishte shkruar “Liverpool FC”, gjë që i ngatërroi tifozët, duke pasur parasysh se pranë sezonit 2019/2020, shkruan vetëm “Liverpool”.

Duke qenë se emri i plotë i klubit nuk është i listuar pranë emrave të fituesve të tjerë, që do të thotë se në vend të “Manchester City FC” thuhet “Manchester City”, tifozët e Liverpoolit kanë kërkuar një shpjegim se pse tani është i listuar “Liverpool FC”.

Konkretisht, Liverpooli kërkoi së fundmi që klubi i tyre të quhet Liverpool FC në kanalet zyrtare, dhe Tottenhami bëri diçka të ngjashme, duke kërkuar që të quhen ekskluzivisht Tottenham Hotspur.

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    “Ministra e kryetar të komunave nën hetim”, zëvendëskryeprokurori i Speciales: Po trajtojmë 390 raste të korrupsionit

    Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka bërë të ditur se Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar po trajton 390 raste të dyshimta për korrupsion të nivelit të lartë, duke përfshirë ministra, kryetarë komunash dhe drejtorë të agjencive…

    Trump kërcënon me tarifa të reja vendet që kundërshtojnë marrjen e Greenlandës nga ana e SHBA-së

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të premten ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me ambiciet e tij për të aneksuar Groenlandën. Trump tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë…