by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Imazhet satelitore kanë kapur dëmet e pësuara nga anija e re luftarake e Koresë së Veriut, gjatë lëshimit të saj të dështuar në një kantier detar në qytetin Chongjin, në prani të Kim Jong Un.
Anija shfaqet përmbys në ujë, e mbuluar me mushama të mëdha blu, ndërsa një pjesë e saj është jashtë ujit, në tokë, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas një deklarate nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar për incidentin, të cilin udhëheqësi i vendit e përshkroi si një “akt kriminal”. I njëjti burim raporton se nuk ka informacione për lëndime ose humbje nga aksidenti që ndodhi të enjten.
KCNA minimizoi seriozitetin e incidentit, duke deklaruar se “dëmi nuk ishte serioz ” dhe sqaroi se “nuk ka vrima në fund të anijes”. Sipas njoftimit, ana e djathtë e shkatërruesit pësoi gërvishtje dhe një sasi e vogël uji hyri në pjesën e pasme.
Anija para nisjes së saj:
Anija pas dështimit të lëshimit të saj:
Drejtori i kantierit detar, Hong Gil Ho, është thirrur nga autoritetet për shpjegime. Riparimi i dëmeve vlerësohet të zgjasë rreth dhjetë ditë, shkruan A2 CNN.
Gjatë deklaratës së tij të enjten, Kim Jong Un fajësoi neglizhencën dhe tha se ata që janë përgjegjës, do të mbajnë përgjegjësi.
Aksidenti ndodhi disa javë pas prezantimit të shkatërruesit të ri 5,000 tonësh “Choe Hyon”, të cilin Koreja e Veriut e përshkroi si një arritje teknologjike dhe që pritej të hynte në shërbim operativ në fillim të vitit të ardhshëm.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet aktuale politike në vend, ku Haradinaj e informoi Ambasadorin Hargreaves për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë vendimtare për vendin. Në takim u theksua
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Annu Prattipati, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa ka folur për raportet e SHBA me Qeverinë Kurti, ajo e përmendi edhe çështjen e ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër. “Administrata Trump ka qenë shumë
Një rast i rrëmbimit është raportuar ditën e djeshme në Drenas. Një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia bën të ditur se sipas ankuesit gjatë kontrollit të video incizimeve është parë viktima kishte hipur në një veturë me targa të
Një përleshje masive ka ndodhur në Gjakovë. Atje janë arrestuar katër burra dhe një grua, tre prej të cilëve me nënshtetësi të Gjermanisë. Atje, janë përdorur edhe armët. Postimi: Gjakovë. 04.08.2025-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovarë, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane pasi që janë përleshur fizikisht në