by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të realizuar në Durrës, ku kanë përfunduar në pranga shtatë 0persona, tre prej të cilëve me rrezikshmëri të lartë.
Në video shihen forca të shumta policie të armatosur që mësyjnë në një restorant në Gjirin e Lalzit, ku shihen duke drekuar një grup personash.
Në këtë aksionin policor janë sekuestruar edhe armë zjarri. Gjatë operacionit “Enigma” është arrestuar 45-vjeçari Xhevdet Plaku, i cili ishte në kërkim pasi në janar të këtij viti ishte arratisur nga burgu i Ankonës në Itali.
“Pamje nga zhvillimi i operacionit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i koduar ‘Enigma’, gjatë të cilit u vunë në pranga 7 shtetas, 3 prej tyre të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta, 3 prej tyre me fishekë në fole gati për qitje, shuma parash dhe sende që do t’i shërbejnë hetimit”, thuhet në njoftim.
Drejtori i Policisë Durrës, Vilson Bala në një konferencë për media theksoi se në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.
Lexoni të plotë njoftimin:
Nga verifikimet paraprake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur shtetas, ndërmjet tyre tre të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;
Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;
Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;
Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
O.H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
F.Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”
Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera. /Telegrafi/
Aktori kosovar Arjanit Hoti i është futur politikës. Përmes një fotografie zbuloi që do të kandidoj për Asamblenë Komunale të Drenasit. “Nuk hy në këtë garë për karrige apo për karrierë politike – hy për një qëllim të vetëm: të jem zëri juaj, të përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe të jap kontributin tim
“Është mesnatë. Miliarda dollarë nga tarifat po rrjedhin tani në SHBA!”, shkroi Trump në rrjete sociale pak minuta para afatit në Washington, DC. SHBA i vendosi Indisë një tarifë prej 50%, që do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse. Trump gjithashtu kërcënoi me një tarifë
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që do të mbahet sot, e organizuar si reagim ndaj, siç thuhet, “padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së”. Krasniqi-Goodman ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të jetë
Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Një ditë para protestës kundër padrejtësisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, zyrtarë