by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza gjatë vizitës së saj të parë në Bruksel.
Në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, ajo theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit, të cilin e cilësoi si një domosdoshmëri gjeopolitike.
“Ky është gjenocid”, tha Pirc.
“Unë do të guxoj ta them këtë këtu dhe sot në Parlamentin Evropian… ne jemi dëshmitarë të gjenocidit. Ne po e shohim atë, po e shikojmë dhe po heshtim.”
Bëhet e ditur se ajo gjithashtu ka dënuar ngjarjet në Lindjen e Mesme, shkruan AA, përcjell KFVA..
Duke folur për reagimin e BE-së ndaj katastrofës humanitare në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar ndihmën humanitare nga fillimi i marsit deri në fillim të kësaj jave, presidentja sllovene tha se ajo e kupton që vendet anëtare kanë pikëpamje të ndryshme.
Megjithatë, sipas saj, edhe ata që kanë marrëdhënie miqësore me Izraelin nuk duhet ta harrojnë ligjin humanitar.
Raportohet se konflikti i Lindjes së Mesme ishte një nga temat e bisedimeve të saj me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët e siguruan atë se BE do të angazhohej më fuqishëm në negociatat e paqes në rajon.
Ndryshe, tema e dytë qendrore e vizitës së presidentes në Bruksel ishte zgjerimi i unionit, i cili, sipas saj, është jo vetëm një domosdoshmëri gjeopolitike, por edhe një detyrim moral që buron nga angazhimet e BE-së.
Ajo ka diskutuar edhe për anëtarësimin e shteteve të reja në bllok me Komisioneren kompetente evropiane, Marta Kos.
Pas takimit, Pirc Musar deklaroi se ndajnë vizionin se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe Moldavi nuk është vetëm një proces teknik, por një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e Evropës.
Aktori kosovar Arjanit Hoti i është futur politikës. Përmes një fotografie zbuloi që do të kandidoj për Asamblenë Komunale të Drenasit. “Nuk hy në këtë garë për karrige apo për karrierë politike – hy për një qëllim të vetëm: të jem zëri juaj, të përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe të jap kontributin tim
“Është mesnatë. Miliarda dollarë nga tarifat po rrjedhin tani në SHBA!”, shkroi Trump në rrjete sociale pak minuta para afatit në Washington, DC. SHBA i vendosi Indisë një tarifë prej 50%, që do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse. Trump gjithashtu kërcënoi me një tarifë
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që do të mbahet sot, e organizuar si reagim ndaj, siç thuhet, “padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së”. Krasniqi-Goodman ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të jetë
Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Një ditë para protestës kundër padrejtësisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, zyrtarë