Kuvendi feston jubileun e dështimeve – 20 herë radhazi pa sukses!

 

 

Ka dështuar për të 20-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive u ndërpre pas thirrjes që kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari, bëri për partitë: PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK për të propozuar nga një anëtar për Komisionin për votimin e fshehtë.

Këto parti sërish nuk dhanë propozimet e tyre, kurse më pas u vazhdua me hedhjen në votim të krijimit të komisionit pa propozimet e këtyre katër subjekteve parlamentare. Por, propozimi i Deharit për formimin e komisionit për votimin e fshehtë nuk mori vota të mjaftueshme.

Që nga 15 prilli Kuvendi është mbledhur çdo dy ditë. Seanca ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit e më pas nënkryetarëve, për t’u konsideruar si i konstituuar

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…