Gjermania sfidon Trumpin: Nuk i nënshtrohemi tarifave të diktuara!

 

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka kritikuar kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifës 50 për qind ndaj mallrave të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se një vendim i tillë do ta dëmtonte Evropën, por edhe SHBA-në.

“Mendoj se tarifa të tilla nuk i sjellin dobi askujt, por vetëm do të çonin në vuajtje zhvillimin ekonomik në të dyja tregjet. Kështu që ne ende mbështetemi te negociatat, dhe mbështesim Komisionin Evropian në mbrojtjen e Evropës dhe tregut evropian, duke punuar njëkohësisht për të bindur Amerikën  për negociata”, ka thënë ai në një konferencë për media të premten në Berlin.

Trump gjatë ditës ka kërcënuar të vendosë tarifa doganore prej 50% ndaj Bashkimit Evropian duke filluar nga muaji tjetër, duke deklaruar se bisedimet tregtare me Brukselin “po shkojnë askund”.

Komentet u bënë përmes platformës së tij Truth Social dhe shënojnë një përshkallëzim të ri të konfliktit tregtar mes Uashingtonit dhe BE-së, që Trump e ka akuzuar më parë si një strukturë të krijuar për të “shfrytëzuar SHBA-në”.

Ndërkohë që SHBA ka arritur marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinën për të zbutur ndikimin e luftës tregtare, kërcënimi i fundit ndaj BE-së rrezikon të sjellë masa hakmarrëse nga Brukseli.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…