Gjenerali Barduani takon kontingjentin turq në kampin “Sulltan Murat”

 

 

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, së bashku me zëvendëskomandantin, gjeneral brigadieri Cahit İrican, vizituan kampin “Sulltan Murat” ku takuan personelin e Kontingjentit turk, shkruan Gazeta KFVA.

Në këtë vizitë, gjenerali Barduani u prit nga Komandanti i kampit, Kolonel Ersin Çelikkanat, dhe u informua mbi situatën aktuale të sigurisë dhe veprimtarinë operative në zonën e përgjegjësisë.

Gjenerali Barduani shprehu mirënjohjen për kontributin e ushtarëve turq në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së për të mbrojtur lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e banorëve në Kosovë, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin EULEX në përmbushjen e rolit të sigurisë.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…