Fundjavë me batanije dhe çaj të ngrohtë: Temperaturat bien ndjeshëm!

 

 

Vranësirat do të dominojnë përgjatë ditës së shtunë. Reshjet e shiut gradualisht përfshinë vendin që nga orët e para të ditës, duke vazhduar kohëpaskohe përgjatë ditës, lokalisht me intenzitet mesatarë. Duke shkuar nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë pjesëve perëndimore e qëndrore të vendit, e të vazhdojnë lokalisht pjesëve lindore. Frynë erë më e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s. Temperaturat maksimale pësojnë rënie të theksuar në 12C e 15C. Minimalet në mëngjes zbresin në 9C e 11C.

Reshjet pushojnë ditën e diel, derisa vransirat shpërndahen më vonë duke shkuar nga mbrëmja. Ditëve të para të javës së ardhshme, mbeten kushte të paqëndrueshme me mot të ndryshueshëm, sa me kalime vransirash, intervale me diell, e orëve të pasdites me mundësi për zhvillime rrebeshesh shiu.

Temperaturat shënojnë rritje, prej 13C e 14C të dielën deri në 19C e 20C nga e hëna. Minimalet zbresin deri në 5C e 6C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 5-11m/s./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…