Dimal Basha, mjeshtër i ironisë: Mësim nga Duda, por votën e kërkon te Albulena!

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka mohuar t’i kenë ofruar pozitë të profesoreshës deputetes Duda Balje, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.


Basha”ka thënë se “nuk ka njeri të gjallë që zyrtarisht e ka thirrë”.

“Nuk qëndron, e diskutuam edhe brenda në Kuvend, nuk ka njeri të gjallë që zyrtarisht e ka thirrë e i ka thënë. Ajo zoja nuk e di çka ka fol, e na nuk mundemi me ditë çka mendon ajo në mendjen e vet” – ka thënë ai fillimisht.

Basha tutje ka shtuar:

“Me dhanë msim Duda a? Ani vallai, veç le të del e të tregon se une s’po di. S’duhet me kanë pjesë e pazarit Albulena, duhet me votu se Kuvendi na takon të gjithëve”./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…