Aktakuzë për spiunazh në Kosovë: Një i dyshuar në rrjetën e Prokurorisë Speciale!

 

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.V., i dyshuar për veprat penale të spiunazhit dhe mbajtjes së paautorizuar të armëve, shkruan Gazeta KFVA.

Sipas njoftimit të PSRK-së, A.V. akuzohet se ka mbledhur dhe ka dërguar informacione dhe dokumente të rëndësishme Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (BIA), të cilat cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe qytetarëve.

Informacionet dhe dokumentet u përcollën përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike me zyrtarin e lartë të BIA-së, R.G., shef i njërës prej qendrave të agjencisë në Serbi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet sekuestruan një armë model Crvena Zastava dhe një spërkatës gaz lotsjellës. Hetimet vazhdojnë.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…