by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Lidershipi nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin, ai lidhet ngushtë me drejtimin e një kombi nëpër kohë të vështira dhe të pasigurta, në bashkimin e njerëzve rreth një vizioni dhe marrjen e vendimeve që tejkalojnë ambiciet personale.
Sot, Maqedonia e Veriut ndodhet në një moment vendimtar, ku konfliktet politike, retorika nacionaliste dhe reformat e bllokuara kanë vënë në rrezik rrugën eurointegruese dhe stabilitetin e brendshëm.
Fjalimi i Ali Ahmetit në Strugë nuk ishte thjesht një tubim politik, ishte një thirrje për mobilizim, një paralajmërim ndaj forcave që kërcënojnë arritjet historike të shqiptarëve dhe maqedonasve. Ndërkohë, qeveria e Hristijan Mickoskit po kalon një periudhë të vështirë, duke u përballur me kritika të ashpra për qasjen e saj ndaj integrimit evropian.
Nëse historia na ka mësuar diçka, është fakti që kur një komb izolohet duke u kapur pas ndasive politike, prosperiteti i tij venitet. Sot, Maqedonia e Veriut duhet të zgjedhë: do të ecë përpara apo do të mbetet peng i status quo-së politike?
Fjalimi i Ahmetit në Strugë u fokusua në rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve, veçanërisht në një kohë kur diskursi nacionalist maqedonas po përpiqet të minimizojë rolin e tyre në ndërtimin e shtetit.
Ai nga foltorja dha disa mesazhe kyçe: Identiteti nuk negociohet. Përpjekjet për të kufizuar përdorimin e gjuhës shqipe dhe për ta relativizuar rolin e shqiptarëve në Maqedoni nuk janë thjesht strategji politike, por tentativa për ta ndryshuar strukturën themelore të vendit. Shqiptarët nuk janë mysafirë në Maqedoni. Ahmeti hodhi poshtë narrativën se shqiptarët duhet të flasin shqip vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, duke theksuar se ata janë pjesë e pandashme e historisë dhe së ardhmes së Maqedonisë. Ëndrra Evropiane po venitet. Bllokimi i reformave po e shndërron Maqedoninë në një vend të izoluar, ku interesat politike po mbizotërojnë mbi zhvillimin kombëtar.
Ahmeti e kupton se një komb që ndahet nuk mund të ecë përpara, dhe fjalimi i tij ishte një paralajmërim për rrezikun e nacionalizmit që po dëmton projektin evropian të vendit.
Lidershipi i Mickoskit gjatë javëve të fundit ka treguar një model të shmangies së përgjegjësisë, ku në vend që të përparojë me reformat, ai ka zgjedhur të krijojë pengesa dhe të zhvendosë fajin tek kundërshtarët politikë. Disa nga dështimet e tij kryesore përfshijnë bllokimin e ndryshimeve kushtetuese, ku ai refuzon të pranojë se pa njohjen e pakicës bullgare, Maqedonia nuk mund të avancojë drejt anëtarësimit në BE. Ky qëndrim pëlqehet nga nacionalistët, por kritikohet nga aleatët perëndimorë.
Pasiguria ekonomike poashtu është një nga dështimet më të mëdha nëpër të cilat kalon Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që Mickoski ka premtuar investime të huaja, nëpërmjet kredive të siguruara “me pantallona të lëshuara nën gjunjë”, mungesa e transparencës në këto marrëveshje ka krijuar shqetësime mbi vërtetësinë e tyre.
Asnjë vend nuk mund të zhvillohet në izolim, dhe mungesa e qartësisë së Maqedonisë për integrimin në BE po e dëmton perspektivën e saj. Mickoski duhet të vendosë nëse do të drejtojë vendin drejt së ardhmes, apo do të mbetet peng i forcave nacionaliste që preferojnë status quo-në mbi progresin.
Një lider i vërtetë nuk kërkon fitore të përkohshme, por një ndikim afatgjatë. Dallimi midis një lideri dhe një politikani është se politikani mendon për zgjedhjet e radhës, ndërsa lideri mendon për brezat e ardhshëm. Ali Ahmeti në fjalimin e tij nxori në pah se sot, Maqedonia e Veriut po qeveriset nga politikanë, jo nga vizionarë, prandaj dhe pasojat janë evidente.
Tensionet etnike po thellohen në vend që të zgjidhen. Integrimi evropian po sakrifikohet për interesa politike afatshkurtra dhe zëri i qytetarëve po zhduket mes propagandës dhe manipulimeve mediatike.
Nëse Mickoski dhe qeveria e tij vazhdojnë të prioritizojnë pushtetin mbi progresin kombëtar, atëherë Maqedonia e Veriut do të humbasë çdo shans për të përmbushur aspiratat e saj evropiane.
Nga ana tjetër, Ahmeti e di se ndryshimi nuk është vetëm politik, është breznor. Fjalimi i tij nuk ishte thjesht një mbrojtje e të drejtave shqiptare, por një thirrje për unitet, sepse ai e kupton që asnjë vend nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke shkatërruar aleancat e tij të brendshme.
Maqedonia e Veriut ndodhet para një zgjedhjeje historike: do të ndjekë rrugën e vështirë por të nevojshme drejt BE-së, apo do të lejojë që ndasitë e brendshme dhe nacionalizmi të diktojnë fatin e saj?
Mickoski duhet të vendosë nëse do të mbahet mend si lideri që avancoi vendin drejt Evropës, apo si politikani që e la në vendnumëro për inate dhe interesa personale.
Ahmeti ishte i qartë në paralajmërimin e tij, shqiptarët nuk do të lejojnë që ky vend të izolohet, as që të trajtohen si një faktor i dorës së dytë në politikën maqedonase. Tani mbetet të shihet nëse Maqedonia e Veriut do ta dëgjojë këtë mesazh, apo do të vazhdojë të humbasë kohën e saj historik, sepse Lidershipi nuk matet me fjalë, por me vepra. Dhe në politikë, vendimet e sotme pasqyrojnë të ardhmen e nesërme.
Analizë ekskluzive për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, I. Boletini
Një aksident mes dy kamionëve la të vdekur dy të rinj në Itali. Tragjedia rrugore ndodhi në autostradën A22 midis Bressanone dhe Chiusa. Në këtë aksident një person i tretë u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Një person i katërt pësoi pasoja më pak serioze. Një kamion i një kompanie të
Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi, pasi në media doli në fotografi e saj në një lokal, e që sipas raportimeve, ishte në afërsi selisë së Izet Mexhitit, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe një nga liderët kyç të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut. “Jemi në Shkup, ju e dini, por jo
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh Burhan Mavriqit, i dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu. Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në
Franca mund të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit, nëse ai vazhdon t’i bllokojë ndihmat humanitare për Rripin e Gazës, tha të premten presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai e përsëriti se Parisi është i përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez. “Bllokada humanitare po krijon situatë të papërballueshme