Vetëvrasje në zemër të sistemit – Gruaja i jep fund jetës në QKUK!

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku një grua rreth të dyzetave është gjetur pa shenja jete.

Gazeta mëson se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje, duke u varur me një kabllo elektrike brenda një objekti të QKUK-së. Trupi i saj është gjetur më pas në oborr nga personeli mjekësor, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Sipas informacioneve nga burime të Gazetës brenda QKUK-së, gruaja ishte e veshur me rroba të stilit fetar që i përdorin gratë myslimane.

Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij akti tragjik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore, Policia dhe mjekësia ligjore.

Gazeta do të sjellë detaje shtesë sapo ato të konfirmohen zyrtarisht.

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…