by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Albin Kurti i ka nisur ofertën e fundit Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje, raporton KFVA.
Kurti po insiston se një koalicion VV – LDK – NISMA dhe komunitetet jo shumicë do të ishte ideal për vendin. Madje, lideri i VV`së Albin Kurti që doli me 42 për qind në zgjedhjet e 9 shkurtit, e ka ‘lëshuar’ dorën duke i ofruar partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku LDK, një mal me poste goxha të rëndësishme.
Presidenti dhe kryetari i Kuvendit do t`i takonin Lidhjes Demokratike të Kosovës, në rast se këta të fundit do të pajtoheshin me ofertën e fundit që Kurti i ka bërë partisë e cila doli e treta në zgjedhjet e fundit.
Oferta e Kurtit nuk përfundon me kaq.
Fillimisht për LDK, Kurti është i gatshëm të jap këto dy pozita të larta shtetërore (Presidentin dhe kryetarin e Kuvendit) por që në bashkkëqeverisje, Lumir Abdixhikut, në rast të një ujdie, do t`i takonin edhe disa dikastere ministrore.
Një zyrtar i lartë i LDK`së i “autiorizuar” për bisedimet LDK – VV, ka konfirmuar për Periskopin lëvizjet dhe ofertat e Albin Kurtit ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Madje ka pasur një emërtim për këtë nismë.
“Tentativë bajate” i ka quajtur ky zyrtar i lartë i LDK`së, lëvzijet e Kurtit për një bashkëqeverisje Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, NIMSA dhe të tjerët.
Se do t`iu bënte qejfi fort Kurtit në rast se ndodh një skenar i tillë, ai nuk e ka fshehur as në paraqitjen e tij të fundit në RTK.
Ai madje gjatë kësaj interviste, i ka llogaritur votat e secilit subjekt politik, VV – LDK dhe NISMA, që do ta zgjidhte edhe çështjen e Presidentit.
“Koalicioni i duhur do të ishte VV-LDK- pakicat joserbe dhe do të bëhej 77. Madje nëse na shtohen edhe 3 të NISMA-s do të bëheshim 80. Pra, kjo besojmë se është rruga e duhur përpara. Nuk jam për qeveri tranzicionale që e lëjnë Kosovën pa Qeveri. Është pak e logjikshme, i pari me të tretin. Jo i pari i treti i dyti të gjithë bashkë”, ka thënë Kurti në RTK, në minutën e 24:34.
Kjo ofertë e Kurtit vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës për të 19 herë ka dështuar pë të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët.
Për seancat dhe procedurat gjatë këtyre seancave tashmë ka në gjykatën Kushtetuese një kërkesë nga AAK dhe disa deputetë të tjerë.
Në tentim për ta zgjidhur ngërçin politk ka pasur një takim mes presidentes së Kosoëvs Vjosa Osmani dhe liderët e partive politike, por që ky takim nuk prodhoi një situatë të re që do të zgjidhte bllokadën duke i hapur rrugë kështu konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 26 qershor, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike që do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se për të
Gazeta sjell një apel për ndihmë nga një familje në Gjakovë të cilët prej 4 qeshor nuk kanë pasur asnjë kontakt me 35-vjeçarin. Familja Gexha nga Gjakova po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Gazmir Gexhës, 35 vjeç, i cili është larguar nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit të datës 4
Ushtria amerikane mbajti dje një paradë ushtarake në rrugët e Uashingtonit për të shënuar 250-vjetorin e themelimit të saj. Në paradë mori pjesë presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, i cili mbushi 79 vjeç në të njëjtën ditë dhe ka vite që kërkon një spektakël të tillë. Në ceremoni morën pjesë më shumë
Samiti i G7-ës, që mbahet në Kanada nga data 15 deri në 17 qershor, është e qartë se do të dominohet nga lufta – vetëm jo ajo që kishin pritur deri përpara pak ditësh liderët botërorë. Në krye të axhendës së takimit të rëndësishëm kishte qenë konflikti Ukrainë-Rusi si dhe lufta e tarifave