Trump i mbyll dyert Harvardit – ndalohet pranimi i studentëve të huaj!

 

 

Administrata Trump ua ka ndaluar të drejtën Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një përplasje me universitetin më të vjetër të Amerikës.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem shkroi në X se administrata kishte revokuar “çertifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit” të Harvardit si rezultat i dështimit të tyre për t’iu përmbajtur ligjit.

“Kjo le të shërbejë si një paralajmërim për të gjitha universitetet dhe institucionet akademike në mbarë vendin”, ka shkruar ajo.

Universiteti thotë se ka 9,970 persona në popullatën e tij akademike ndërkombëtare dhe të dhënat tregojnë se 6,793 studentë ndërkombëtarë përbëjnë 27.2% të të regjistruarve në vitin akademik 2024-25.

Harvard e dënoi me shpejtësi këtë veprim si “të paligjshëm” në një deklaratë të enjten, duke shtuar se është “plotësisht i përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të pritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin – dhe këtë komb – pa masë”.

“Po punojmë me shpejtësi për t’u ofruar udhëzime dhe mbështetje anëtarëve të komunitetit tonë. Ky veprim hakmarrës kërcënon me dëme serioze komunitetin e Harvardit dhe vendin tonë, si dhe minon misionin akademik dhe kërkimor të Harvardit”, tha zëdhënësi i universitetit, Jason Newton.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…