Tragjedi në Mitrovicë të Veriut: Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, vdes në vend

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut, ku një pacient ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i objektit spitalor

gazeta mëson se rasti është raportuar më 21 maj 2025, rreth orës 23:30, kur Policia e Mitrovicës Veri është njoftuar nga sigurimi spitalor për një incident të rëndë brenda klinikës. Menjëherë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e një pacienti të identifikuar si Lj. B., 68 vjeçar, me banim në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas deklaratës së doktoreshës Bojana Bojković, ngjarja ka ndodhur në repartin e internos. Ajo ka treguar se gjatë vizitës në një dhomë tjetër, ka dëgjuar hapjen e një dritareje dhe kur është afruar në dhomën përballë, ka parë viktimën duke u hedhur nga një lartësi prej rreth 15 metrash.

Personeli mjekësor ka ndërhyrë menjëherë, por viktima ka qenë pa shenja jete. Sipas spitalit, pacienti ishte pranuar më 19 maj pas një infarkti në zemër, ndërsa gjithashtu ishte evidentuar si person me gjendje të rënduar mendore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, njësia e hetimeve rajonale dhe krimteknikët, të cilët kanë dokumentuar rastin. Pas konsultës me prokurorin kujdestar, është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i viktimës është tërhequr nga njësia e IML-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…