Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

 

 

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në veri të Kretës.

Siç raportojnë bazuar në të dhënat e Institutit Gjeodinamik, mediat vendase epiqendra e tërmetit ishte 56 km në veri të Neapolis në Lassithi, përcjell A2 CNN.

Sipas vlerësimit të parë, tërmeti ndodhi në det në një thellësi prej 62 kilometrash.

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe

Aktualisht nuk ka raportime për dëme. Megjithatë, u shkaktuan çarje, ndërsa dëshmitë nga Kreta flasin për një kohëzgjatje të lëkundjeve, shkruan A2 CNN.

Shërbimet zjarrfikëse të ishullit janë në gatishmëri të përgjithshme. Makinat e zjarrfikësve janë tashmë në patrullim për të kontrolluar situatën.

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe

Sipas informacioneve të mediave janë regjistruar rrëshqitje të vogla toke si pasojë e tërmetit në rrjetin rrugor provincial, dhe në rrugën 25 Gusht në Heraklion, ka ndodhur një rënie e vogël e pjesëve të një ndërtese. Shërbimet si të rajonit të Kretës ashtu edhe të bashkive janë në një gjendje gatishmërie të shtuar.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…