by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Rojat e sigurisë qëlluan me armë një person të enjten herët pranë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të ShBA-së në Virgjinia, sipas raportimeve të mediave.
Të shtënat nuk ishin fatale për personin e qëlluar, i tha televizionit “NBC News” një person me njohuri rreth rastit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Një zëdhënës i CIA-s nuk i konfirmoi të shtënat. “Ishte një incident i sigurisë ndaj të cilit forcat e sundimit të ligjit iu përgjigjën jashtë selisë qendrore të CIA-s” – tha ai.
Incidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit, i tha mediumit “ABC News” një zëdhënës i policisë lokale në qytetin Fairfax.
CIA tha në një shkrim të publikuar në rrjetin X se porta kryesore e kompleksit të saj në Langley u mbyll dhe i udhëzoi punëtorët që të kërkonin rrugë alternative për hyrje-dalje.
Incidenti me të shtëna ndodhi pasi dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington u vranë nga një sulmues i armatosur në qendër të kryeqytetit amerikan të mërkurën natën. Nuk pati ndonjë shenjë se incidentet janë të lidhura mes vete.
Mijëra protestues pro Palestinës u mblodhën në sheshin Beyazit të Stambollit sonte në mbrëmje për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj veprimeve izraelite dhe urisë në Rripin e Gazës. E organizuar me moton “Bëhu shpresë për Gazën”, demonstrata vazhdoi me një marshim drejt Xhamisë historike të Ajasofja. Pjesëmarrësit synuan rritjen e ndërgjegjësimit për
Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin e raporton Wall Street Journal, sipas të cilës evropianët dhe ukrainasit kanë refuzuar propozimin rus për të shkëmbyer disa rajone në Donjetsk të kontrolluara nga Ukraina për armëpushimin.
11 vdekje të tjera si pasojë e urisë janë raportuar në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas. Kjo e çon në 212 totalin e personave që kanë humbur jetën nga kequshqyerja në enklavën e copëtuar, përfshirë 98 fëmijë. Ndërkohë të paktën 38 vetë u vranë dhe 491 u plagosën si
Vendet myslimane duhet patjetër të veprojnë të bashkuara dhe ta kundërshtojnë planin e Izraelit për ta marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pas bisedimeve në Egjipt. Fuqitë rajonale, Egjipti dhe Turqia, e dënuan planin e Izraelit të premten. Ankaraja tha se kjo shënon