by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ceremonia zyrtare e inaugurimit të një luftanije të re të prodhuar nga Koreja e Veriut përfundoi në një katastrofë të vërtetë. Kjo pasi anija prej 5 mijë tonësh u dëmtua rëndë dhe u fundos para se të nisej për herë të parë dhe gjithçka ndodhi nën sytë e liderit suprem, Kim Jong-un.
Ngjarja, që ndodhi të mërkurën, u transmetua nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, e cila raportoi se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi serioz operacional dhe neglizhencës në komandim.
Sipas raportit, një defekt në trupin e anijes solli prishjen e ekuilibrit dhe fundosjen e saj, duke rezultuar në një skandal të paprecedentë për flotën ushtarake të vendit.
“Për shkak të komandës së papjekur dhe neglizhencës operacionale, lëvizja paralele nuk mund të garantohej, duke rezultuar në shkëputjen e një pjese dhe më pas fundosjen e anijes”, thuhet në deklaratën zyrtare të KCNA.
“Ekuilibri u prish për shkak të një çarjeje në trupin e anijes në disa seksione”, nënvizohej më tej.
Kim Jong-un reagoi ashpër ndaj incidentit, duke e cilësuar atë si një “akt kriminal të shkaktuar nga pakujdesia absolute, që nuk mund të tolerohet.”
Ai urdhëroi që anija të riparohet dhe të rikthehet në funksion para mbajtjes së takimit të ardhshëm të partisë, i planifikuar për në muajin qershor.
Incidenti vë në pikëpyetje profesionalizmin e strukturave teknike dhe ushtarake të Koresë së Veriut, ndërsa përbën një goditje të rëndë për imazhin e regjimit në një moment kur vendi komunist synon të demonstrojë fuqinë e tij detare.
Të paktën 22 migrantë kanë vdekur pasi dy anije u fundosën në Mesdhe të mërkurën, thanë agjencitë humanitare. Afër 60 persona janë shpëtuar dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur. Ky është incidenti i fundit në Mesdhe, ku shumica e migrantëve kalojnë në tentim për të arritur në Evropë. Kryqi i Kuq tha
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktimat janë: Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha. I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra. Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti. Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan. Gazeta
Zjarret që po shkrumbojnë zona si Akaia, Preveza, Kiosi dhe Kefalonia në Greqi, jo vetëm që po djegin pyje dhe shtëpi, por gjithashtu po kërcënojnë njerëzit dhe kafshët e bllokuara në flakë. Qentë, macet, delet, kuajt, lopët dhe kafshë të tjera, shoqërues besnikë të njerëzve, po përballen me terror. Në një kohë kur
Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Guardia di Finanza e Breshias ka sekuestruar mbi 700 mijë euro cash, pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare të lidhura me të.