Rrëmbim i sajuar në Fushë Kosovë, panik i vërtetë – e mitura mashtron gjithë Kosovën!

 

 

Pas raportimit të rastit më 21 maj për një rrëmbim të supozuar në Fushë Kosovë, ku një e mitur u tha se ishte marrë me forcë nga katër persona dhe nëna e saj ishte lënduar gjatë përpjekjes për ta ndihmuar, hetimet kanë zbuluar se ngjarja nuk ka ndodhur ashtu siç ishte deklaruar nga e mitura.

Gazeta,bazuar në informacionet zyrtare të asaj kohe, raportoi drejt mbi rrjedhën e ngjarjes sipas kallëzimit të prindit dhe deklarimeve fillestare të vetë të miturës.

Por gjatë zhvillimit të hetimeve, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe intervistimit në prani të prindit dhe avokatit, është konstatuar se e mitura e kishte inskenuar rrëmbimin.

Rrjedhimisht, rasti është rikualifikuar nga “Rrëmbim” në veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe e mitura është liruar në procedurë të rregullt.

Ky përditësim publikohet për transparencë të plotë dhe për të mbajtur të informuar opinionin me fakte të konfirmuara.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…