Një duaj kasht u pagua 8 euro e 20 cent: Darka e Lamës e shtruar nga Peci me ‘çmime të fryera’

 

 

Tradicionalisht i takon Presidencës të jetë nikoqire e “Darkës së Lamës”. Por herën e fundit nuk ndodhi kështu.

Ishte Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili e organizoi këtë darkë, përcjell KFVA.

Organizimi i kësaj darke, shtetit po del t’i ketë kushtuar. Aty do të flitet mbi dyshimet serioze për keqpërdorime në organizmin e “Darkës së Lamës” nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Sipas kësaj, një duaj kashtë u pat faturuar 8 euro e 20 centë.

Po ashtu, dyshime për shmangie të procedurave të prokurimit për faturën e dekorimit të “Darkës së Lamës” në vlerë totale prej 5 mijë e 575 euro e 90 centë.

Detaje do të jipen se si u tërhoq fatura nga Ministria pasi u dorëzua nga kompania dhe çfarë komunikimi i parapriu këtij veprimi?

Si dhe, dyshimet se pagesa prej 5 mijë eurove u pagua “cash” nga një zyrtar publik i Ministrisë.

Ndryshe, Darka e Lamës është festë tradicionale shqiptare dhe ndryshe njihet edhe si “Darka e bereqetit”. Zakonisht, mbahet në fund të muajit tetor kur vjelën punët verore

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…