Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Dy skenarë të Albin Kurtit, ishin paralajmëruar që pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit pak a shumë po jetësohen tashmë. Paralajmërimi i parë, ishte se Kurti do ta çonte vendin në një situatë [siç jemi tashmë] duke bllokuar krijimin e institucioneve të vendit dhe e dyta, për të fituar sa më shumë kohë që vendi të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme – e që ato të mbahen gjatë stinës së verës kur mërgimtarët mund të jenë në Kosovë.

Skenari i parë, pak a shumë tashmë po realizohet – kur pas 19-të herë përpjekje – seancat konstituive po dështojnë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë përmendur nga të gjitha subjketet politike, në rast se nuk ka ndonjë ‘shkop magjik’ për ta ndaluar atë.Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk po i ngutet për t`a zhbllokuar situatën, përderisa gëzon të gjitha privilegjet dhe benefitet si kryeministër në dorëheqje.

Në krejt këtë situatë, ata që më së shumti po e vuajnë këtë ngërç janë qytetarët dhe bizneset e shumta.

Këtë së paku e tha, presidentja Vjosa Osmani pas takimit më liderët e subjekteve politike.

Pavarësisht kësaj, të parës së vendit nuk po i bëhet vonë që në cilësinë e Presdientes ta zhbllokojë këtë ngërç, duke kërkuar një intepretim nga Gjykata Kushtetuese.

Në këtë institucion tashmë ka një kërkesë nga AAK dhe disa deputetë se si të dilet nga kjo situatë.

Me ose pa vetëdije duke mos reaguar për t`a zhbllokuar situatën, Vjosa Osmani po rreshtohet në anën e Albin Kurtit, që sa më shumë të zgjatet kjo situatë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme – e që për Kurtin ideale do të ishte që ato të mbaheshin në pikën kur mërgimtarët vijnë për pushime në Kosovë.

Në një situatë sikur kjo që jemi, duket se liderët e partive politike as që janë afër për të arritur ndonjë marrëveshje për ta zhbllokuar këtë ngrërç politik që do të mundësonte konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Skeptike ishte edhe presidentja Osmani në konferencën për media pas takimit me liderët e partive politike.

Albin Kurti ka ‘ngri kryt’, se vetëm Albulena Haxhiu duhet të bëhet kryetare e Kuvendit , përderisa ish-opozita PDK, LDK, AAK kanë dhënë tashmë opsionet e tyre se si do të mund të dilej nga kjo situatë.

Nga kjo bllokadë rrezikohen shumë projekte të rëndësishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përderisa nëse kjo situatë vazhdon, nuk do të mund të ketë as rishkimi të buxhetit të Kosovës e që zakonisht një gjë e tillë bëhet në gjysmën e parë të vitit.

Përderisa Albin Kurtit dhe partisë së tij nuk po i ngutet për të lëvizur nga ky pozicion, si duket edhe Vjosa Osmani e ka hallin e saj – sigurimin e votave që edhe për një mandat të jetë në krye të Presidencës.

Madje, burime të sigurta të Periskopit kanë thënë se në takimin e fundit që ka pasur Vjosa Osmani me Famtmir Limajn, më shumë është folur e diskutuar nëse votat e NISMA’s do të shkonin për Osmanin, sesa për gjendjen aktuale të krijuar tash e disa muaj.

Kujtojmë se nesër vazhdon përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit, por as kësaj radhe nuk pritet ndonjë rezultat pozitiv.

Kjo pasi, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka z. Avni Dehari si kryesues të Kuvendit për shkak të moshës, po kërkon tash e një kohë që të ndryshohet mënyra e votimit për kryetar të Kuvendit – në atë të fshehtë. E gjitha kjo, vjen pasi partia fituese e zgjedhjeve, nuk po i ka numrat e mjaftueshëm për Haxhiun kryekuvendare.

Ndryshimi i mënyrës së votimit të fshehtë po kundërshtohet nga partitë tjera politike, të cilat thonë se kjo është shkelje e rregullores së Kuvendit

Related Posts