Nga vdekja në mohim – publicisti Lame del i gjallë!

 

 

Publicisti Artan Lame është ende në jetë, por në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore.

Kështu ka treguar moderatori Blendi Fevziu në hyrje të emisionit të tij “Opinion”, ku tregoi se familja Lames ia kërkoi ta bënte këtë njoftim.

“Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot doli lajmi që iku nga kjo jetë, por ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, operacioni nuk e ka zgjuar, por është ende në jetë”.

“Mjekët thonë se është e vështirë që ai të jetojë, por ai është ende në jetë. Ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëj këtë njoftim për një gjë që nuk ka ndodhur ende”, ka thënë Fevziu.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…