Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

U kthye në vëmendje “rastin e 16-vjeçares” nga Drenasi. Kjo, pasi që pjesë e hetimeve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ishte edhe anëtari më i ri i partisë “Guxo”. Gazmend Halilaj, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, u dënua me dy vite burgim për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”. Ndërkaq, nga Gjykata e Apelit ai, së bashku me të akuzuarit e tjerë, u lirua nga aktakuza.

Çfarë thoshte dosja e Prokurorisë Themelore në lidhje me rastin?

Në vitin 2016, një vajzë e mitur kishte denoncuar në polici mësuesin e saj me inicialet Sh.Xh. Akuza ishte “shfrytëzim seksual”. Me të shkuar në stacionin e Policisë, me rastin e saj u mor një polic, i cili u akuzua, më pas dhe u dënua (nga Gjykata Themelore) për kryerjen e një akti të tmerrshëm.

Hetimi kundër profesorit u drejtua nga rreshteri Vesel Veseli, i cili e mori në pyetje viktimën, duke dëgjuar prej saj të gjithë incidentin. Hetuesi e fotografoi të miturën, gjoja për qëllime hetimore. Pas kësaj, ai e shantazhoi atë dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me të. Madje, e detyroi edhe të kryente abort.

Rastin e bëri publik avokati Gazmend Halilaj. Ai, duke dashur të bëhet hero, u kthye në njërin nga të dyshuarit kryesorë.

Prokuroria kishte siguruar audio-incizime dhe screenshots për të vërtetuar se Halilaj kishte kryer veprat për të cilat akuzohej. Pra, në dosje kishte foto, video e fjalë.

Sipas këtij institucioni, ai ishte avokat i njërit nga të akuzuarit dhe në këtë cilësi kishte krijuar afërsi me vajzën e mitur.

Në dosje thuhej: “I pandehuri Gazmend Halilaj, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka keqpërdorur dhe tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që, duke përfituar nga ai rast, është afruar aq shumë me të dëmtuarën sa që edhe vetë pastaj ka filluar ta keqpërdorë seksualisht dhe të manipulojë me të, duke e shtyrë që ajo t’i denoncojë personat tjerë për keqpërdorimet seksuale që ia kanë bërë asaj”.

Në dosjen e Prokurorisë thuhej se i pandehuri Gazmend Halilaj dyshohet se ka penguar zhvillimin e hetimeve të Prokurorisë ndaj zyrtarit policor Vesel Veseli. Madje, sipas dosjes, ai kohë pas kohe e ka detyruar vajzën që nga telefoni i familjes së saj t’u shkruajë mediave të ndryshme në vend, për t’u thënë që nëse publikohen provat e nxjerra nga telefoni i saj, do të vetëvritet. Madje e kishte shtyrë që ta paraqesë atë (Halilajn) edhe si hero.

Por, kohë më pas, vajza kishte denoncuar sërish rastin. Të akuzuarit ishin dënuar. Ndërkaq, Apeli i kishte liruar.

Në vitin 2025, Gazmend Halilaj bëhet pjesë e Guxo-s.

Ndodhi si ndodhi, Halilaj u anëtarësua në “Guxo”. Atë e pritën krahëhapur Peci e Gërvalla. Madje edhe i thurën lavde.

Por, a mendon të lavdërohet e të jetë pjesë e një partie shqiptare dikush që publikisht ish-krerët e UÇK-së, që gjenden në Hagë, i kishte etiketuar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”?

Më saktësisht kishte thënë: “Tentativa për me bind popullin e shkretë se këta janë duke u gjykuar për neve, që dënohen këta, dënohet lufta, duhet me u shpallë gënjeshtra e shekullit. Këta kanë vepru si ndërmarrje e përbashkët kriminale.”

Pra, dikush që UÇK-në e quajti organizatë kriminale, Peci e Gërvalla e quajtën patriot, idealist e njeri të mirë të vendit.

Related Posts

  •     Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-53 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri

  •     Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e sheh fort për ngut hyrjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës, duke u arsyetuar se “viti është i gjatë”, shkruan KFVA. Kur u pyet pse Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në muajin maj, Gërvalla indirekt ia la fajin

  •     Administrata Trump ua ka ndaluar të drejtën Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një përplasje me universitetin më të vjetër të Amerikës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem shkroi në X se administrata kishte revokuar “çertifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit” të Harvardit si rezultat i dështimit të

  •     Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një valë të jashtëzakonshme të nxehti, me temperaturat që i janë afruar kufirit prej 50°C. Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), temperatura më e lartë e regjistruar këtë të enjte ishte 49.3°C, në zonën Bada Dafas të rajonit Al Dhafrah në Abu Dhabi, rreth orës 14:00.