Në Gaza nuk shuhet vetëm jeta, por edhe shpresa – sistemi shëndetësor në kolaps!

 

 

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës është në prag të kolapsit, ka paralajmëruar të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa operacionet ushtarake izraelite në territorin e rrethuar janë intensifikuar ndjeshëm.

Në një deklaratë të fortë, OBSH bëri të ditur se vetëm 19 nga 36 spitalet në Gaza vazhdojnë të jenë funksionale, ndërsa 94% e objekteve shëndetësore janë dëmtuar nga bombardimet dhe mungesat e thella të burimeve.

Vetëm 12 spitale mbeten aktualisht në gjendje të ofrojnë një gamë të plotë shërbimesh mjekësore.

Po përballemi me shembjen e plotë të sistemit shëndetësor”, paralajmëroi një zëdhënës i OBSH-së, duke theksuar se personeli mjekësor është i mbingarkuar dhe përballen me mungesë të oksigjenit, ujit të pijshëm, energjisë dhe furnizimeve bazë.

OBSH raportoi se katër spitale të mëdha në Gaza janë detyruar të pezullojnë plotësisht operacionet gjatë javës së fundit për shkak të sulmeve dhe mungesave kritike. Ndërkohë, përpjekjet për të arritur në Spitalin Indonezian dhe Al Awda janë penguar, duke e pamundësuar dërgimin e ndihmave ose evakuimin e të plagosurve.

  • Shkrime të ngjashme

    Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata…

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…