by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti Donald Trump dhe republikanë të tjerë e kanë cilësuar projektligjin e miratuar mëngjesin e sotëm si “të madh dhe të bukur”.
Sipas mediave të huaja, duke u përqendruar në shkurtimet e taksave dhe të shpenzimeve, legjislacioni do të përfshijë shkurtimet e taksave të sjella gjatë mandatit të parë të Trump, si dhe do të sjellë masa shtesë.
Prioritete të tjera për Presidentin janë eliminimi i taksave mbi bakshishet, shpenzimi më i madh për mbrojtjen dhe sigurinë kufitare dhe shkurtimi i programeve qeveritare të kujdesit shëndetësor, përfshirë Medicaid, një program shëndetësor që synon amerikanët me të ardhura të ulëta.
Projektligji u prit me kritika nga disa republikanë, si dhe nga demokratët, shkruan A2 CNN.
Disa prej tyre ishin të shqetësuar se shkurtimet do të ishin të dëmshme për individët me të ardhura më të ulëta, të tjerë donin që projektligji të shkonte më tej.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan e quan atë “ndoshta pjesa më e rëndësishme e legjislacionit që do të nënshkruhet ndonjëherë në historinë e vendit tonë!”
Ai sugjeron se kjo do të sjellë një sërë përfitimesh, duke përfshirë “ULJE MASIVE TË TAKSAVE” dhe “Rritje të pagave për agjentët tanë të ICE-së dhe të patrullës kufitare”.
Trump më pas vlerëson republikanët që votuan për projektligjin dhe thotë se “nuk ka kohë për të humbur” përpara se Senati të fillojë punën mbi të.
Mijëra protestues pro Palestinës u mblodhën në sheshin Beyazit të Stambollit sonte në mbrëmje për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj veprimeve izraelite dhe urisë në Rripin e Gazës. E organizuar me moton “Bëhu shpresë për Gazën”, demonstrata vazhdoi me një marshim drejt Xhamisë historike të Ajasofja. Pjesëmarrësit synuan rritjen e ndërgjegjësimit për
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku ushtrojnë aktivitetin televizionet News 24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare. MEKI sqaron përmes një deklarate për mediat çështjen e pronësisë dhe kontratës së qerasë për ambientet në
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se nga ora 14:00 deri në 20:00 të datës 9 gusht 2025, në mbarë vendin janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri. Nga to, 15 janë ende aktive, ndërsa 25 janë lokalizuar. Situata më e rënduar është raportuar në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku për
Qindra qytetarë janë bërë pjesë e thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar për çlirimin e Palestinës. Me flamuj, pankarta, dhe shallin “keffiyeh”, që identifikon popullin palestinez, qytetarët marshuan drejt sheshit kryesor të Prishtinës, shkruan IndeksOnline, transmeton KFVA. Të gjithë bënë thirrje për ndërprerje të gjenocidit në Gaza, aty ku mijëra persona kanë