by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, e ka akuzuar palën ndërkombëtare se ka nxitur trazirat në veri në disa situata.
Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Vokrri ka thënë se një ndër diplomatët ndërkombëtarë është edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
“Pala ndërkombëtare, unë kam qenë vetë dëshmitar në disa situata që i ka nxitur vetë trazirat. Nuk po them patjetër të përmasave shumë të mëdha, por me deklarimet e tyre, me takimet e tyre kanë inkurajuar eksponentë të lidhur me Listën Serbe që të bëjnë trazira. Janë diplomatë ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, e kam përmendur edhe z.Orav, shefi i misionit të BE-së në Kosovë, si njëri nga nxitësit e një prej trazirave. Ka qenë pas atij incidenti, ku u grumbulluan një pjesë e aktivistëve politikë të veriut që njihe për sponsorizim nga shteti serb dhe e bënë një tollovi aty, pasi që përfundoi e tëra, e pashe në rrjete sociale se të njëjtit pak orë para se ta bënin këtë tollovi kanë qenë në takim me të, kjo është vetëm një prej shembujve”, ka thënë ai.
Vokrri ka shtuar se nëse është serioze për shtensionim të situatës në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare do të duhej të ndërtonte raporte më të afërta dhe partneritet me qytetarët serbë që janë të interesuar të jetojnë jetë normale në Kosovë.
Sa i përket shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare për aksionet e fundit të institucioneve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele në veri, ai ka thënë se këto shqetësime do të duhej të përcilleshin me ndonjë arsyetim apo argumentim.
“Lidhur me shqetësimet eventuale të bashkësisë ndërkombëtare, mendoj se do të duhej të përcilleshin me ndonjë arsyetim apo argumentim, pra përderisa nuk ka as rezistencë nga qytetarët serbë, përkundrazi ka pasur përshëndetje dhe më pas aplikim dhe kërkim për të marrë shërbime nga këto institucione”, është shprehur ai./
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-53 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e sheh fort për ngut hyrjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës, duke u arsyetuar se “viti është i gjatë”, shkruan KFVA. Kur u pyet pse Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në muajin maj, Gërvalla indirekt ia la fajin
U kthye në vëmendje “rastin e 16-vjeçares” nga Drenasi. Kjo, pasi që pjesë e hetimeve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ishte edhe anëtari më i ri i partisë “Guxo”. Gazmend Halilaj, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, u dënua me dy vite burgim për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin
Administrata Trump ua ka ndaluar të drejtën Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një përplasje me universitetin më të vjetër të Amerikës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem shkroi në X se administrata kishte revokuar “çertifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit” të Harvardit si rezultat i dështimit të