Hapen 13 zyra të reja postare në katër komunat veriore, tre të tjera janë në proces

 

 

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se në katër komunat veriore janë hapur 13 zyra të reja postare, ndërsa 3 të tjera janë në proces.

Rizvanolli këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, duke thënë po ashtu se për herë të parë, qytetarët e çdo pjese të Republikës së Kosovës po marrin shërbime postare nga institucioni shtetëror i vetëm dhe ligjor, i licencuar e i rregulluar – Posta e Kosovës.

“Në katër komunat veriore janë hapur 13 zyra të reja postare, ndërsa 3 të tjera janë në proces. Për herë të parë, qytetarët e çdo pjese të Republikës së Kosovës po marrin shërbime postare nga institucioni shtetëror i vetëm dhe ligjor, i licencuar e i rregulluar – Posta e Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli duke publikuar dhe fotografi të komunave veriore. /Telegrafi/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…