Goditje kontrabandës në veri – 7 automjete të kapura me mallra mbi 26 mijë euro!

 

 

Një aksion i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it ka rezultuar me ndalimin e disa automjeteve të dyshuara për kontrabandë në veri të vendit, raporton Gazeta KFVA.

Siç njofton Policia, operacioni është zhvilluar më 21 maj rreth orës 18:10, në një rrugë ilegale në fshatin Gnjezdan të komunës së Leposaviqit, ku janë ndaluar gjashtë kombi transportues dhe një veturë me targa të Serbisë, të ngarkuara me mallra të ndryshme.

Sipas Policisë, automjetet po drejtoheshin nga gjashtë shtetas të Serbisë dhe një qytetar i Kosovës. Në to janë gjetur mallra me vlerë mbi 26 mijë euro, përfshirë produkte ushqimore, mobile e mjete teknike pune, për të cilat dyshohet se ishin të destinuara për tregti ilegale.

Automjetet dhe ngarkesat janë sekuestruar nga njësitë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Veri, ndërsa rasti po hetohet edhe nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, për procedura të mëtejshme.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…