Fëmijëria që u ndal në asfalt – i mituri humb jetën tragjikisht në Mazgit–Bërnicë!

 

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin në zonën Mazgit–Bërnic, ku një aksident me biçikletë ka rezultuar me fatalitet.

Gazeta mëson ekskluzivisht se viktima është Erion Bytyqi, 15 vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda trupore të pësuara gjatë aksidentit.

Burimet tona konfirmojnë se Erioni ishte përfshirë në një incident me biçikletë dhe ishte parë nga dëshmitarë okularë i gjakosur në kokë dhe pa vetëdije, çka shtoi dyshimet për lëndime të rënda që i rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

Detajet mbi mënyrën e saktë se si ndodhi aksidenti ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Gazeta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi për humbjen e parakohshme dhe tragjike të Erionit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…