Fëmijë që shuajnë jetën në heshtje – Uria merr 29 jetë në Rripin e Gazës

 

 

Ministri palestinez i Shëndetësisë deklaroi të enjten se gjatë ditëve të fundit në Gaza kanë vdekur 29 fëmijë dhe persona të moshuar si pasojë e urisë, dhe mijëra të tjerë janë në rrezik.

“Gjatë ditëve të fundit kemi humbur 29 fëmijë”, u tha ai gazetarëve, duke i përshkruar këto si “vdekje të lidhura me urinë”.

Reuters raporton se ai më vonë sqaroi se numri total përfshin si të moshuar, ashtu edhe fëmijë.

Majed Abu Ramadan është ministër në Autoritetin Palestinez me qendër në Ramallah dhe nuk është pjesë e administratës shëndetësore që drejtohet nga Hamasi në vetë Gazën.

"Lufta e Izraelit është kërcënim për Evropën dhe mbarë botën", paralajmëron ish-oficeri i inteligjencës britanike

Lexo po ashtu“Lufta e Izraelit është kërcënim për Evropën dhe mbarë botën”, paralajmëron ish-oficeri i inteligjencës britanike

I pyetur për të komentuar mbi deklaratën e mëparshme të shefit të ndihmës së OKB-së për BBC-në se 14 mijë foshnja mund të vdesin pa ndihmë, ai tha se “shifra prej 14 mijë është shumë reale… ndoshta edhe e nënvlerësuar”.

Një përfaqësues i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze deklaroi se sot në Gaza ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë. Shumica e kamionëve që pritej të hynin sot janë kontrolluar në pikëkalimin izraelit Kerem Shalom, por ende nuk e kanë kaluar kufirin.

Ushtria izraelite lëshoi të enjten një urdhër evakuimi për 14 vendbanime në pjesën veriore të Rripit të Gazës, përfshirë pjesë të Beit Lahisë dhe Jabalijes.

Sipas Agence France-Presse (AFP), ushtria izraelite në një deklaratë në gjuhën arabe tha se “po vepron me forcë intensive në zonat tuaja, ndërsa organizatat terroriste vazhdojnë aktivitetet dhe operacionet e tyre në rajonet e përmendura”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…