by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Organizata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit” me kërkesë për shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Supreme që kanë refuzuar paditë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë, sot ka dorëzuar për herë të trembëdhjetë dosje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Kryetari i organizatës, Jahir Bejta, tha se dëmet materiale kanë qenë të mëdha dhe se për 17 vjet po kërkojnë drejtësi për viktimat e luftës, me qëllim që qeveria e Serbisë të kompensojë dëmet.
Ai kritikoi institucionet gjyqësore për moszbatim të ligjeve dhe tha se kërkesat po cilësohen si të papranueshme në mënyrë të padrejtë.
“Dëme të mëdha kanë qenë, lokalin na e kanë shkatërruar. Shtëpitë na i ka ë shkatërruar, traktorët na i kanë marrë. Gjithçka që kemi pasur e kanë shkatërruar. Që 17 vite jemi duke punuar ditë e natë për të gjitha palët e dëmtuara më cilësinë e viktimave të luftës, me një të vetëm kundër qeverisë së Serbisë për kompensim të dëmeve. Sot është e trembëdhjeta herë që i dorëzojmë dosjet këtu. Gjykatat e rregullta dhe Supremja nuk janë duke i zbatuar ligjet përkatës për çka janë të thirrur dhe janë kompetent”, tha Bejta.
Bejta theksoi se Gjykata Kushtetuese ka obligim të harmonizojë vendimet me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se deri më tani janë dorëzuar mbi 110 dosje.
“Gjykata Kushtetuese nuk është duke shqyrtuar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit të Gjykatës Supreme. Përndryshe do ta gjejë se gjykatat e rregullta kanë bërë shkelje. Gjykata Kushtetuese është duke e shkelur kushtetutën. Gjykatat tona përfshirë edhe Kushtetuesen jo që kanë të drejtë por kanë obligim që aktet e veta t’i harmonizojnë me vendimet e Gjykatës Evropiane për Liri dhe të Drejtat e Njeriut. Ne i kemi mbi një mijë dosje, mbi 110 dosje që janë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, përgjigja është e njëjtë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga kjo organizatë dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka bërë të ditur se do të nisë betejë ligjore për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për liberalizimin e shpejtë të tregut të energjisë në Kosovë. DHTIK ka vlerësuar se ky vendim është marrë pa një analizë të thuktë dhe pa asnjë
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, e ka akuzuar palën ndërkombëtare se ka nxitur trazirat në veri në disa situata. Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Vokrri ka thënë se një ndër diplomatët ndërkombëtarë është edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. “Pala ndërkombëtare, unë kam qenë vetë dëshmitar
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi dy turiste të huaja humbën rrugën dhe u përballën me kushte ekstreme në shtegun ndërkufitar High Scardus Trail, përkatësisht në segmentin 3 pranë liqenit të Livadhit në Brezovicë. Rreth orës 17:35, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) pranoi një thirrje për ndihmë
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi janë pranuar kërkesat e katër viktimave për të marrë pjesë në proces, ndërsa një tjetër është refuzuar. Kjo kërkesë është bërë nga dy raporte të Zyrës Administrative të Gjykatës Speciale dhe vendimi është marrë më 15 maj 2025, raporton KFVA.