by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se arritja e një koalicioni mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes mund të bëhet së shpejti. Paralajmërimi i tij vjen dy ditë pasi Kurti tha se është shumë i interesuar për të bashkëqeverisur me Limajn.
Limaj pasi u pyet lidhur me deklaratat e kryeministrit në detyrë, njëherit kreut të VV’së, Albin Kurti, për takimet që kanë pasur mes vete, tha se beson se së shpejti do të krijohet shumica parlamentare, shkruan Reporteri.net.
“E vetmja rrugë është shumica parlamentare siç ka ndodhur çdo herë në Kosovë. Partia e parë duhet ta ketë shumicën parlamentare në Kuvend për me mujt me i shty agjendat e tyre përpara edhe me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit ,edhe me Qeverinë. Besoj që Kosova do ta ketë shumicën parlamentare shpejt”, tha Limaj duke qeshur, teksa u largua nga konferenca.
Ai tha se Nisma do ta jap kontributin e saj për dalje nga ngërçi.
“Nisma ka dhënë dhe do ta jap kontributin krejt çka i takon me tejkalu krizën instutcionale në vendin tonë”, tha Limaj.
Kurti para dy ditësh ka konfirmuarse ka pasur disa takime me Limajn. Ai tha se kanë dështuar të arrijnë marrëveshje, shkaku i një parakushti të Limajt që ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit.
Ai shprehu interesim për një koalicion me Limajn, në këmbim të ministrive.
“Unë jam shumë i interesuar që të bashkëqeverisim, pra që ata të kenë Ministri në Qeveri”, tha Kurti.
Sipas tij, një parti me tre deputetët s’mund ta ketë pozitën e Kreut të Kuvendit.
“Unë kam pasur takime me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate. Takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, ku është rritur mirëbesimi, vullneti për të bashkëpunuar, mirëpo nuk ka pasur marrëveshje. Thjeshtë për shkak të insistimit për shkak të një parakushti për bashkëpunim në të ardhmen për pozitën e Kryeparlamentarit. Një partie me 3 deputetë t’ia japim Kryeparlamentarin, kur e kam koalicionin me një parti që e ka dyfishin e deputetëve…nuk ishte një gjë e mundur”, deklaroi Kurti në RTK.
Ai tha se është lajm që Limaj është kthyer në Kuvend, teksa shtoi se AAK’ja e kaloi pragun falë tij.
“Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant “Çeliku” është kthyer në Kuvendin e Republikës, që Nisma Socialdemokrate, që do të duhej të jetë parti simotër me VV’në i ka 3 deputetët në Kuvendin. Le të mos harrojmë, jo vetëm që u kthye Fatmir Limaj në Kuvendin e Republikës, por njëkohësisht ia mundësoi AAK’së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK’ja kësaj radhe do të ngelej nën prag”, deklaroi Kurti
U kthye në vëmendje “rastin e 16-vjeçares” nga Drenasi. Kjo, pasi që pjesë e hetimeve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ishte edhe anëtari më i ri i partisë “Guxo”. Gazmend Halilaj, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, u dënua me dy vite burgim për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin
Administrata Trump ua ka ndaluar të drejtën Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një përplasje me universitetin më të vjetër të Amerikës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem shkroi në X se administrata kishte revokuar “çertifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit” të Harvardit si rezultat i dështimit të
Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një valë të jashtëzakonshme të nxehti, me temperaturat që i janë afruar kufirit prej 50°C. Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), temperatura më e lartë e regjistruar këtë të enjte ishte 49.3°C, në zonën Bada Dafas të rajonit Al Dhafrah në Abu Dhabi, rreth orës 14:00.
Një hetim i ri nga organizata franceze BLOOM dhe konsorciumi holandez i gazetarëve investigativë Spit ka zbuluar ndikimin e jashtëzakonshëm që pesë kompani holandeze ushtrojnë mbi sektorin e peshkimit evropian dhe global. Parlevliet & Van der Plas, Cornelis Vrolijk, Van der Zwan, Alda Seafood dhe familja De Boer, të njohura si “Pesëshja e