Aksident në rrugën Mazgit–Bërnicë: Fëmija mes jetës dhe vdekjes pas përplasjes me biçikletë!

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën Mazgit–Bërnic, ku disa fëmijë janë përfshirë në një aksident teksa po lëviznin me biçikleta.

Gazeta mëson nga dëshmitarë okularë se njëri nga fëmijët dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore që mund t’i rrezikojnë jetën.

Sipas tyre, fëmija është parë i shtrirë në tokë, me gjakderdhje në kokë dhe pa mundësi komunikimi, ndërsa pamjet kanë qenë tronditëse.

Aktualisht nuk ka ende konfirmim zyrtar nga autoritetet për gjendjen e tij apo rrethanat e plota të aksidentit.

Apelohet për kujdes të shtuar në zonën ku ka ndodhur rasti, ndërsa Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo ato të bëhen të ditura.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…