by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi dy turiste të huaja humbën rrugën dhe u përballën me kushte ekstreme në shtegun ndërkufitar High Scardus Trail, përkatësisht në segmentin 3 pranë liqenit të Livadhit në Brezovicë.
Rreth orës 17:35, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) pranoi një thirrje për ndihmë emergjente përmes butonit SOS të pajisjes Garmin inReach, pasi njëra nga turistet – të identifikuara me inicialet N.S dhe K.M – kishte pësuar lëndim në këmbë, ndërsa moti i keq e kishte bërë të pamundur vazhdimin e ecjes.
Duke qenë se zona nuk mbulohet nga rrjeti i telefonisë mobile, thirrja për ndihmë u bë përmes pajisjes satelitore, duke përfshirë edhe dërgimin e koordinatave të vendndodhjes. Një skuadër e ShKShMK u nis menjëherë në terren dhe arriti në vendin e parë të raportuar në kohë rekord. Megjithatë, turistet nuk u gjetën në koordinatat e para, pasi kishin lëvizur drejt luginës në Gotovushë, në përpjekje për të ikur nga stuhia dhe për të kërkuar strehim – një veprim i ndërmarrë pavarësisht paralajmërimeve për të mos lëvizur.
Përmes teknikave të avancuara të komunikimit, u siguruan koordinata të reja dhe operacioni vazhdoi në kushte atmosferike shumë të vështira, në një lartësi mbi 2400 metra mbi nivelin e detit.
Fatmirësisht, të dyja turistet u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të vetëdijshme. Njëra kishte lëndim në gjurin e majtë, ndërsa të dyja kishin shenja të hipotermisë së lehtë. Pas dhënies së ndihmës së parë, u nis evakuimi i tyre përmes shtigjeve alternative, për shkak të vështirësive që paraqiti drejtimi i gabuar në të cilin ato kishin lëvizur.
I gjithë operacioni zgjati 10 orë e 30 minuta dhe u përmbyll me sukses, falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të lartë të të gjithë pjesëmarrësve.
Në mbështetje të këtij aksioni kanë qenë të angazhuar:
- Policia e Kosovës,
- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK),
- Zjarrfikësit e Komunës së Shtërpcës,
- si dhe banorë vullnetarë nga Shtërpca.
ShKShMK ka shprehur falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit në operacion, duke theksuar rëndësinë e vullnetit, humanizmit dhe profesionalizmit, të cilët mundësuan përmbylljen e suksesshme të këtij misioni shpëtimi në kushte jashtëzakonisht sfiduese.
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-53 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e sheh fort për ngut hyrjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës, duke u arsyetuar se “viti është i gjatë”, shkruan KFVA. Kur u pyet pse Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në muajin maj, Gërvalla indirekt ia la fajin
U kthye në vëmendje “rastin e 16-vjeçares” nga Drenasi. Kjo, pasi që pjesë e hetimeve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ishte edhe anëtari më i ri i partisë “Guxo”. Gazmend Halilaj, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, u dënua me dy vite burgim për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin
Administrata Trump ua ka ndaluar të drejtën Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një përplasje me universitetin më të vjetër të Amerikës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem shkroi në X se administrata kishte revokuar “çertifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit” të Harvardit si rezultat i dështimit të