Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

 

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se kishte folur në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Ai shtoi se me të parin e NATO-s kishin diskutuar hapat e përbashkët dhe nevojën për të ushtruar presion mbi Rusinë për të siguruar “një paqe të drejtë”.

“Është e rëndësishme që të gjitha vendimet të koordinohen. Atëherë sanksionet do të funksionojnë”.

“Pa presion mbi Moskën, një paqe e drejtë nuk mund të arrihet. Të gjithë e kuptojnë këtë”, tha Zelensky në Telegram, shkruan Reuter./ KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…