by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov, është qëlluar për vdekje pranë një shkolle në një lagje të pasur të Madridit, shkruan “The Guardian“, përcjell KFVA.
Policia mori një telefonatë rreth orës 09:15 të mëngjesit për një shtetas ukrainas të qëlluar përpara Shkollës Amerikane të Madridit, e cila ndodhet në Pozuelo de Alarcón, thanë autoritetet për Reuters, pa e identifikuar fillimisht viktimën.
Portnov ishte një këshilltar i lartë i ish-Presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2014.
Nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, kanë ndodhur disa krime që përfshijnë rusë dhe ukrainas me profil të lartë në Spanjë, vend që ka komunitete të mëdha emigrantësh nga të dyja vendet.
Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, u dërguan gjashtë bomba postare në objektiva të rëndësishëm nëpër Spanjë, përfshirë kryeministrin Pedro Sánchez, Ambasadën e Ukrainës në Madrid, zyra qeveritare, një kompani satelitore të Bashkimit Evropian dhe Ambasadën e SHBA. Një 76-vjeçar, ish-punonjës civil spanjoll, i cili në rrjetet sociale shfaqte simpati për Rusinë, u burgos për këto vepra.
Në prill të vitit 2022, një biznesmen rus i lidhur me kompaninë ruse të gazit Novatek u gjet i vdekur në atë që duket si vetëvrasje, së bashku me gruan dhe vajzën e tij që kishin plagë me thikë.
Në shkurt të vitit 2024, një pilot rus që kishte dezertuar drejt Ukrainës me helikopterin e tij, u gjet i vrarë me disa plumba në garazhin e apartamentit të tij afër Alicante-s.
Rrëzohet i kërkuari i rrezikshëm: Policia e Kosovës kap vrasësin që sfidoi drejtësinë ndërkombëtare!
Është arrestuar nga Policia e Kosovës Isak Musli, i kërkuar me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje të rëndë, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Nga Maqedonia e Veriut kanë bërë të ditur se tashmë kanë pranuar njoftimin nga autoritetet e Kosovës për arrestimin e të kërkuarit nga
Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehrit jashtë vendit. Në mesin e tyre është edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sikurse edhe ai i BE-së Eufor Althea në Bosnjë-Hercegovinë. E që ky vendim të hyjë në fuqi, duhet të votohet në Bundestag. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan
Tregu i kriptomonedhave është tronditur sërish nga rritja e fuqishme e Bitcoinit, i cili ka kapërcyer kufirin prej 109 mijë dollarësh për herë të parë në histori. Kjo rritje vjen si rezultat i disa faktorëve ekonomikë dhe institucionalë që kanë shtuar besimin e investitorëve në këtë aset digjital. Një nga arsyet kryesore për këtë rritje
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dyshohet se po ndodhë një shkelje e rëndë, ku konkurset po shpallen me nga dy herë, duke ia përshtatur kushtet kandidatëve të favorizuar. Kjo po ndodh saktësisht tek konkursi për Drejtor në Klinikën e Pediatrisë, ku kandidatja Alije Keka -Sylaj po tentohet të zgjidhet në krye