Categories: Kosovë, Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

 

 

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dyshohet se po ndodhë një shkelje e rëndë, ku konkurset po shpallen me nga dy herë, duke ia përshtatur kushtet kandidatëve të favorizuar. Kjo po ndodh saktësisht tek konkursi për Drejtor në Klinikën e Pediatrisë, ku kandidatja Alije Keka -Sylaj po tentohet të zgjidhet në krye të kësaj klinke, anipse e njëjta ishte refuzuar në konkursin e parë, shkruan KFVA.

Procesi i rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Klinikës së Pediatrisë në QKUK ka ngritur dyshime  pas ndryshimeve të papritura në kriteret e përzgjedhjes midis dy konkurseve të njëpasnjëshme.

Konkursi i parë, i shpallur më 22 nëntor 2024, thekson qartë që kandidatët të dëshmonin përvojë menaxheriale përmes Trustit Pensional për një periudhë prej tre vitesh. Ky kriter u konsiderua thelbësor dhe çoi në përjashtimin e disa kandidatëve që nuk përmbushnin këtë kërkesë.

 

E në konkursin e parë për pozitën e “Drejtor në Klinikën e Pediatrisë”, kandidatja Alije Kekaj-Sylaj nuk kishte plotësuar kriteret.

Periskopi ka siguruar edhe vendimin, në të cilën thuhet se Kekaj-Sylaj nuk e ka plotësuar kriterin e konkursit se duhet t’i ketë 6 vite punë profesionale dhe së paku 3 vite punë menagjeriale.

“Pas rishikimit të dosjes Sektori i personelit në QKUK, ka gjetur se pozita Sekretare e Katedrës në fjalë nuk është pozitë menagjeriale, andaj kandidatja nuk i plotëson kriteret e konkursit për Drejtor të Klinikës së Pediatrise si dhe i anulohet testi me shkrim i mbajtur me datë 14.01.2025”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e vendimit.

 

 

Megjithatë, më 20 mars 2025, në konkursin e dytë të shpallur për të njëjtën pozitë, kriteri për dëshminë e përvojës menaxheriale nga Trusti ishte hequr.

Si rezultat, kandidatja Alije Keka-Sylaj që më parë ishte përjashtuar, u përfshi në fazën e dytë të vlerësimit (testim me shkrim), ndonëse nuk ka dëshmi të një ndryshimi të gjendjes faktike që do të justifikonte kualifikimin e saj brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore.

Krejt kjo ka ngritur shqetësime për mundësi të trajtimit të pabarabartë të kandidatëve, si dhe për mungesë transparence në arsyetimin e ndryshimeve të kritereve./KFVA/

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina