by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të 21 majit, në Fushë Kosovë, ku një vajzë rreth 14-vjeçare dyshohet se është rrëmbyer nga katër persona të panjohur.
Sipas burimeve, rreth orës 00:30 është pranuar informacioni për një rast të dyshuar rrëmbimi.Në vendin e ngjarjes, në rrugën “Dardania”, Policia ka kontaktuar me nënën e viktimës, e cila deklaroi se e kishte parë vajzën e saj brenda një veture të dyshimtë.
Kur ajo ishte afruar, vetura kishte lëvizur me shpejtësi, duke e goditur ankuesen, e cila më pas është dërguar për trajtim në QKUK.
Pasi ka kaluar mbi një orë, vajza e mitur është paraqitur në Emergjencën e Prishtinës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është intervistuar nga Policia.Ajo deklaroi se ishte marrë me forcë nga katër persona në rrugën “Pajazit Islami” rreth orës 00:10 dhe gjatë rrëmbimit ishte prekur në pjesën e qafës dhe duarve, përpara se të lirohej rreth një orë më vonë.
Sipas raportit mjekësor, ajo nuk ka pësuar lëndime fizike.
Hetuesit kanë identifikuar veturën e dyshuar, ndërsa Prokurorja kujdestare për të mitur, ka autorizuar që rasti të procedohet si vepër penale “Rrëmbimi”.
Hetimet janë në vazhdim.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri