Raportuesi Terras kërkon njohjen e Kosovës nga pesëshja evropiane

 

 

Një paralajmërim serioz e tha raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Ka të bëjë me një fushatë, që ish-gjenerali i Ushtrisë së Estonisë, planifikon të nisë në raport me Sllovakinë, Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Qipron. Këto pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin shtetësinë e Republikës kosovare, andaj Terras do tentojë të ua ndërrojë qëndrimin.

Këtë nismë të raportuesit në PE, ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, e konsideron të rëndësishme.

Në raport me Bashkimin Evropian, Kosova ka Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, kurse ka ngecje të mëdha rreth marrjes së statusit të vendit kandidat.

Për këtë, aplikimi u bë në dhjetor 2022- por nga atëherë nuk ka asnjë lëvizje nga Brukseli.

Kosovën shtet të pavarur e sovran e kanë njohur deri tani 119 shtete. E fundit njohje erdhi më 13 prill nga Sudani

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…