by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Zvicër, për vizitën e saj shtetërore, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë shtetërore e një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër, shkruan KFVA
Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern.
Në kuadër të agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të mbajë takime me Presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
“Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe PKeller-Sutter do ta vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen.
Në Gjenevë, Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.
“Vizita shtetërore e Presidentes Osmani jo vetëm që ka karakter historik, por edhe simbolik, pasi thekson marrëdhëniet e ngushta, të qëndrueshme dhe shumëdimensionale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Ato janë marrëdhënie të ndërtuara mbi historinë e përbashkët, vlerat demokratike dhe një bashkëpunim të ngushtë shtetëror”, thuhet në njoftim./
Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, u shpreh se vendi i saj e mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, për të cilin tha se edhe Zvicra edhe Kosova e kanë aleat. Keller-Sutter tha se në këtë ambicie drejt BE-së, Zvicra i mbështet të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Para
Presidentja Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në Zvicër ku po qëndron për vizitë zyrtare ka falënderuar këtë vend për rolin që ka pasur për kosovarët gjatë kohës së luftës. “Ashtu siç Zvicra dikur ofroi strehë për mendje të ndritura si Albert Einstein dhe Thomas Mann, si dhe për një vajzë të re
Pa përfunduar ende studimet, Shpresa nga Prishtina i ka siguruar pesë oferta pune – në Gjermani dhe në Zvicër. Pas qershorit, kur përfundon studimet për infermieri në një nga kolegjet private në Kosovë, ajo do të pajiset me licencë dhe më pas do të nisë rrugëtimin jashtë vendit.Punëdhënësit nga të cilët ka marrë
Komuna e Çairit, dikur quhej Mafia Urbane e Izetit, ndërsa tani e quajnë Princesha e Ndërtimeve të Paligjshme. Visari ka bërë një evoluim me kohën, por jo edhe për nga rreptësia, thjesht për nga emri. Ky rrjet i fshehtë pushteti, korrupsioni dhe ndikimi, ka formësuar komunën e Çаirit, duke vepruar në hijet e