by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Donald Trump sulmoi presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, të cilin e quajti “kontrovers” në disa rrethe, duke i folur për një të ashtuquajtur “gjenocid” të fermerëve të bardhë në vendin e tij.
Nga ana e tij, Ramaphosa iu përgjigj me ironi: “Më vjen keq që nuk kam një avion për t’ju dhënë”, duke iu referuar ndryshimit të Air Force One.
Duke e pritur Ramaphosën në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha fillimisht se ishte “një nder i madh” të kishte pranë presidentin e Afrikës së Jugut, i cili është “me të vërtetë i respektuar në disa qarqe”, por “më pak i respektuar në disa të tjera”.
Presidenti amerikan tha se ka shqetësime të mëdha për situatën në Afrikën e Jugut dhe dëshiron t’i diskutojë ato me Ramaphosën.
“Kemi shumë njerëz që ndihen të përndjekur dhe vijnë në SHBA. Pranojmë njerëz nga shumë vende kur ndiejmë se ka përndjekje apo gjenocid. Zakonisht janë fermerë të bardhë që largohen nga Afrika e Jugut dhe… është e trishtë ta shohësh. Por shpresoj të kemi një shpjegim për këtë, sepse e di që ju nuk e dëshironi një gjë të tillë”, shtoi ai.
Më pas, stafi i Shtëpisë së Bardhë shfaqi video që përshkruanin pretendime për gjenocid ndaj afrikanëve – pasardhës të kolonëve të bardhë.
Ramaphosa qëndroi i heshtur gjatë shfaqjes, por më pas tha se kryqet e bardha të shfaqura në disa pamje ishin “diçka që nuk e kam parë më parë”.
“Do të doja të dija ku është kjo, sepse nuk i kam parë kurrë këto video”, theksoi ai. Në pamjet shfaqeshin dhjetëra makina që transportonin “tërë familje” fermerësh të bardhë që largoheshin nga tokat e tyre. Trump nguli këmbë, duke i treguar Ramaphosës fotokopje të artikujve që flisnin për të bardhët në Afrikën e Jugut dhe duke thënë: “Po i vrasin”.
“Nuk e di çfarë dua që Ramaphosa të bëjë për këtë situatë”, vazhdoi ai.
Kur një gazetar e pyeti pse e ftoi në Shtëpinë e Bardhë një njeri që e akuzon për gjenocid, Trump u përgjigj: “Nuk kam vendosur ende. Po përpiqem të shpëtoj jetë”.
Presidenti i Afrikës së Jugut e siguroi Trumpin se “kjo nuk është politikë qeveritare” dhe se politika e tij është “e kundërta e asaj që përshkruani ju”. Ai theksoi se “në vendin tonë ka kriminalitet. Njerëzit që vriten nuk janë vetëm të bardhët”.
“Ju jeni partner i Afrikës së Jugut dhe keni ngritur disa shqetësime. Jam i gatshëm të flas me ju për to”, shtoi Ramaphosa.
Duke e marrë me ironi çështjen e avionit presidencial, Ramaphosa komentoi: “Më vjen keq që nuk kam një avion për t’ju dhënë”. Trump u përgjigj me humor: “Nëse do të ma sillnit, do ta merrja”.
Gjatë 48-orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit. Megjithatë, falë përpjekjeve të mbi 1 mijë e 100 forcave të emergjencave, të ndihmuar edhe nga mbi 400 pjesëtarë të FA-së, situata po paraqitet më e stabilizuar mëngjesin e sotëm. Ministria
Qytetarët janë duke u përballur me pritje të gjata në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Siç tregojnë të dhënat, pritjet në Merdarë shkojnë mbi dy orë e gjysmë. Të Dheu i Bardhë janë mbi një orë, kurse në Jarinje rreth 40 minuta. Sa i përket pritjeve për të hyrë, ato nuk
Me afrimin e datës 1 shtator, e cila shënon fillimin e vitit të ri akademik 2025-2026, shumë prindër dhe familje janë në pritje për hapjen e aplikimit për subvencionet e teksteve shkollore për fëmijët e tyre. Edhe pse ky është një moment kur zakonisht prindërit fillojnë përgatitjet për blerjen e librave dhe materialeve të
Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e tarifës doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Dogana e Kosovës ka dhënë disa sqarime se çfarë duhet kriteresh duhet të plotësohen, në mënyrë që mallrat të importohen pa pagesë të tarifës doganore. “Ky vendim ndonëse përfaqëson një masë të