Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

 

 

Bashkëkryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, ka folur shkurt për media para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, ku është pyetur për një takim të mundshëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kjo deklaratë e tij vjen pas takimit që presidentja zhvilloi me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Peci ka theksuar se janë të hapur për takim me presidenten në rast se ajo i fton.

“Jo, s’po mendoj kurgjo. Nëse na fton ne jemi të gatshëm me marrë pjesë…” – tha ai shkurt.

Lidhur me mundësinë për zgjedhje të reja, ai ka qenë i qartë.

“Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion, por unë mendoj se nuk do të ishte një opsion i mirë. Opsioni i vetëm që mundet me qenë është që duhet të zgjedhet kryeparlamentari” – përfundoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…