by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për krime lufte Gavrilo Milosavleviq, gjatë dhënies së mbrojtjes tha se në burgun e Dubravës ka qenë i punësuar vetëm si staf civil dhe se për ngjarjet atje kuptoi në fund të vitit 1999.
Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.
Milosavleviq deklaroi para trupit gjykues se asnjëherë nuk ishte i uniformuar. Tha se pozita e tij në Burgun e Dubravës ishte referent i evidencës amë për personat e dënuar.
“Asnjëherë gjatë punës nuk kamë bartë uniformë, kam qenë person civil në shërbimin juridik të Dubravës”, tha Milosavleviq.
Sipas Milosavleviq, gjatë kërkimit të të dhënave për nënën e tij të zhdukur në ueb-sajtin e Natasha Kandiqit, kishte kuptuar se në Dubravë ishin vrarë 109 persona. Tha se krejt këtë e kishte kuptuar pas luftës kur ishte larguar nga Kosova, dhe se informatat në atë ueb-sajt ishin të cekëta.
“Kur kam dëgjuar së pari për ngjarjen, kam kuptuar në ueb-sajtin e saj për ngjarjet e Dubravës, duhet të ketë qenë fundi i ‘99–ës”, tha Milosavleviq.
I pyetur se si erdhi deri te arrestimi i tij, i akuzuari deklaroi se ndodhi kur kishte ardhur në Kosovë për të nisur kthimin e pronës që e kishte në pronësi nëna e tij.
“Kam nisë për kthimin e pronës së saj dhe gjatë tërë kohës së ardhjeve të mia unë nuk kam pasur probleme, askush nuk më ka arrestuar as shpallë për kriminel lufte. Në atë moment që kam ardhë tek personi i cili ka jetu 20 vite në banesën e nënës sime dhe kam kërku të largohet, më kanë thënë nxjerre listën poseduese, ka qenë më 1 dhjetor 2022... Unë e kam pasur fletën poseduese“, tha ai.
Milosavleviq deklaroi se kur kishte bashkuar dokumentet e nevojshme, atëherë e kanë arrestuar.
Prokurori Kastriot Memaj e pyeti të akuzuarin nëse e dinte se a ka qenë në burgun e Dubravës edhe Ukshin Hoti. Por, Milosavleviq u shpreh se këtë e kishte kuptuar nga dëshmitarët që dëshmuan kundër tij.
“Për Ukshin Hotin herën e parë kam dëgjuar kur dëshmitarët që dëshmojnë kundër meje kanë dhënë dëshmi në Prokurori, atëherë kam dëgjuar për herë të parë për këtë emër”, deklaroi Milosavleviq.
Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në bashkëkryerje me njësitë policore serbe, Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë, me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.
Tutje, në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve, ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë, kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore të burgosurit civilë shqiptarë.
Në aktakuzë përmendet se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga, ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se rojet kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ia kishin ndalur frymëmarrjen.
Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsi civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ” LP i RSFJ-së “) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. /
Të enjten parashikohet që në orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, të ketë herë pas here rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona të caktuara. Era do
Numri i përfituesve të ndihmave sociale ka rënë në prill të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë prillit të këtij viti numri i përfituesve ka rënë për -12,8%. Derisa në prill të vitit 2024 ishin 19 mijë e
Një paralajmërim serioz e tha raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Ka të bëjë me një fushatë, që ish-gjenerali i Ushtrisë së Estonisë, planifikon të nisë në raport me Sllovakinë, Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Qipron. Këto pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin shtetësinë e Republikës kosovare, andaj Terras do
Salpa, një peshk që banon në Detin Mesdhe, është një specie e veçantë që tërheq vëmendjen për pamjen e saj të jashtëzakonshme. Me trupin e saj argjendtë dhe vijat e arta që shtrihen përgjatë trupit, si dhe sytë e verdhë, kjo specie është e njohur për bukurinë që i shton deteve mesdhetarë. Megjithatë,