by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nga ky muaj për 16.1% ka nxitur një valë shtrenjtimesh në vend, duke e vështirësuar edhe më tej situatën ekonomike dhe sociale. Konsumatorët po ankohen se çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur dukshëm, në shpërputhje me pagat e tyre në sektorin publik dhe privat.
Paga mesatare në Kosovë është nën 600 euro, e cila është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet elementare të familjeve kosovare, marrë për bazë inflacionin e lartë në vend.
Shembull domatet në tregun e Kosovës shiten deri në 1.99 euro për kilogram, ndërsa në Gjermani, me zbritje, konsumatorët i blejnë për vetëm 1.19 euro. Trangujt 1.29 euro në Kosovë, ndërsa në Gjermani, me ofertë, vetëm 0.85 euro.
Përveç produkteve ushqimore, çmimet e larta kanë prekur edhe konsumin ditor madje edhe një kafe tashmë është bërë ‘’luks ‘’për shumë qytetarë. Në disa qytete të Kosovës, çmimi i një kafeje ka arritur deri në 2 euro, duke i rivalizuar çmimet e vendeve të Evropës.
Rritja e energjisë elektrike gjithashtu ka krijuar një efekt zinxhir në sektorët e tjerë – nga prodhimi e deri te shërbimet më të vogla. E në mungesë të ndërhyrjes së institucioneve për të kontrolluar çmimet ose për të mbrojtur konsumatorin, tregu ka filluar të “vetëshkruajë” çmimet në dëm të qytetarëve.
Themeluesi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve në tregun e Kosovës, duke theksuar se problemi është shumë më i thellë sesa thjesht rritja e kostos së energjisë.
Ai thotë se shtetet eksportuese zakonisht i subvencionojnë eksportet e tyre, prandaj produktet e importuara në Kosovë do të duhej të ishin më të lira .Por ndodh e kundërta thotë ai, në Kosovë çmimet janë më të larta dhe konsumatori e pëson.
‘’ Çdo eksport i subvencionuar që te ne vjen si import do të duhej të ishte me çmim më të lirë te ne. Në Gjermani shembull ndodhë e kundërta, në Kosovë konsumatori jo që nuk ka mbrojtje por e ka ‘’sallamadi’’ kushdo sa të do mund të marrë nga konsumatori pa u turpëruar fare ‘’ , deklaron Kacaniku.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas, e cila ka nisur sot një vizitë në rajon duke shkuar së pari në Beograd, nesër pritet të arrijë në Prishtinë. BE e ka bërë publike agjendën. Në Kosovë, kryediplomatja Kallas do të takohet me përfaqësues partish politike dhe me organizata
Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për krime lufte Gavrilo Milosavleviq, gjatë dhënies së mbrojtjes tha se në burgun e Dubravës ka qenë i punësuar vetëm si staf civil dhe se për ngjarjet atje kuptoi në fund të vitit 1999. Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë
Rrëzohet i kërkuari i rrezikshëm: Policia e Kosovës kap vrasësin që sfidoi drejtësinë ndërkombëtare!
Është arrestuar nga Policia e Kosovës Isak Musli, i kërkuar me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje të rëndë, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Nga Maqedonia e Veriut kanë bërë të ditur se tashmë kanë pranuar njoftimin nga autoritetet e Kosovës për arrestimin e të kërkuarit nga
Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehrit jashtë vendit. Në mesin e tyre është edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sikurse edhe ai i BE-së Eufor Althea në Bosnjë-Hercegovinë. E që ky vendim të hyjë në fuqi, duhet të votohet në Bundestag. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan