KQZ-ja vendos për ndalesën e fondeve ndaj partive politike, Vetëvendosjes mbi 212 mijë euro

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me dy pika kyç në rendin e ditës që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në proceset zgjedhore dhe financimin e partive politike.

Ndër pikat më të rëndësishme është edhe vendimi për ndalimin e mjeteve financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike, për të gjitha ato parti që janë dënuar me gjoba nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë fushatës së fundit zgjedhore, përcjell KFVA.

Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike ka bërë të ditura shumën e gjobave që do t’u ndalohen këtyre partive nga fondi:

Lëvizja Vetëvendosje: 212,500 euro

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 144,500 euro

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 136,600 euro

Koalicioni AAK-Nisma: 72,300 euro

Sloboda, Pravda i Opstanak: 3,500 euro

Të gjitha këto mjete do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-së, si pjesë e mekanizmit të sanksioneve për shkeljet gjatë fushatës.

Ky vendim pritet të shënojë një precedent të rëndësishëm në raportin ndërmjet transparencës financiare dhe ndëshkueshmërisë në proceset zgjedhore në Kosovë.

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…