Haradinaj pret ambasadorin e ri të Italisë, ia përmend anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e ri  italian në Kosovë Maurizio Antonini.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ambasadorin italian e ka njoftuar për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Duke i uruar z. Antonini mirëseardhje dhe sukses në misionin e tij diplomatik, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe të konsolidimit ndërkombëtar”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.

Haradinaj ka treguar se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE.

“Theksova se Kosova duhet t’i rikthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ai.

Postimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…